Dimal Basha i kërkon falje zyrtarit të “Reporterëve pa kufij”

Prishtinë | 08 Maj 2025 | 12:58 | Nga Ekonomia Online

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha i ka kërkuar falje shefit për zyrën BE-Ballkan të “Reporterëve pa Kufij”, Pavol Szalai pasi tha se ai vjen nga Sllovakia.

Basha ka thënë se megjithatë, kjo s’e ndalë atë të merret edhe me Hungari, reagime këto që vijnë pas rënies së madhe të Kosovës në indeksin e Lirisë së Shtypit.

“I kërkoj ndjesë që ia kam huç origjinës së Pavol Szalai, shefit për zyrën BE-Ballkan të organizatës Reporterët pa Kufij!

Ky qenka i Sllovakisë, e jo Hungarisë siç e kam kuptu unë, gabimisht!

Kjo nuk e ndal atë mu marrë me Hungarinë, por për besë Pavol edhe Sllovakia qenka në rënie të lirë. Nga vendi i 17-të në vitin 2023, pastaj ra në vendin e 29-të në vitin 2024, dhe këtë vit paska rrëshqit më tej në vendin e 38-të!

Mirëpo marrë parasysh që e keni rangu Serbinë mbi Kosovën, e keni humb komplet kredibilitetin edhe si organizatë, dhe rrjedhimisht nuk ka qytetarë që i beson këtij raporti, as gazetarët, madje dyshoj që i besoni edhe ju vet”, shkroi në fb Basha.

Të ngjashme