Kryeshefi Ekzekutiv i Ndërmarrjes “Termokos”, Fisnik Osmani, ka nënshkruar sot një marrëveshje bashkëpunimi me kryeshefen ekzekutive të NPL “Gjelbër”, Nora Cimili-Gagica.
Bazuar në këtë marrëveshje NP “Termokos” i jep NPL “Gjelbër”, në shfrytëzim një kamionetë, që do t’i ndihmojë kësaj ndërmarrjeje për mirëmbajtjen e hapësirave të gjelbërta dhe për të mbajtur Prishtinën e pastër.
“Bashkëpunimi në mes të ndërmarrjeve publike është me shumë rëndësi për ofrim të qëndrueshëm të shërbimeve për qytetarët në Prishtinë”, thuhet në njoftimin për media.