Komisioni për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI) është mbledhur të hënën në Kuvendin e Kosovës, raporton Ekonomia Online. Mediat janë lejuar të marrin pamje vetëm para fillimit të takimit, pasi mbledhja është e mbyllur. Sipas rendit të ditës, komisioni pritet të shqyrtojë dhe miratojë projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për […]
Mblidhet Komisioni për Mbikëqyrjen e AKI-së, shqyrton projektligjin për ndryshimet në Buxhetin 2026

Komisioni për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI) është mbledhur të hënën në Kuvendin e Kosovës, raporton Ekonomia Online.
Mediat janë lejuar të marrin pamje vetëm para fillimit të takimit, pasi mbledhja është e mbyllur.
Sipas rendit të ditës, komisioni pritet të shqyrtojë dhe miratojë projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për ndarjet buxhetore të Buxhetit të Republikës së Kosovës për vitin 2026, si dhe Planin e Punës për sesionin vjeshtor të këtij viti.




















