Komisioni Qendror i Zgjedhjeve organizoi punëtori të veçantë me Zyrtarët Ekzekutiv të Komisioneve Komunale të Zgjedhjeve (ZEKKZ), për të diskutuar për çështje të ndryshme që kanë të bëjnë me procesin zgjedhor.
Sipas një njoftimit, në këtë punëtori u diskutua për Zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës, të cilat janë mbajtur më 9 shkurt 2025 dhe zbatimin për herë të parë të Ligjit të ri për Zgjedhjet e Përgjithshme, i miratuar nga Kuvendi i Kosovës në vitin 2023.
“Në takim u diskutuan për sfidat me të cilat është ballafaquar niveli lokal në faza të ndryshme të procesit përgatitor, përfshirë edhe funksionalizimin për herë të parë në çdo komunë të Qendrave Komunale të Numërimit”.
“Po ashtu, gjatë kësaj punëtorie të organizuar me mbështetje të Misionit të OSBE-së në Kosovë, vëmendje e madhe iu kushtua përgatitjes së procesit të ardhshëm të Zgjedhjeve Lokale, të cilat do të mbahen gjatë këtij viti”, thuhet në njoftim.