Kërcënohet sërish me jetë Presidentja Osmani

Prishtinë | 26 Maj 2025 | 16:23 | Nga Ekonomia Online

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, është kërcënuar sërish me jetë, përmes adresës zyrtare të Presidencës së Kosovës, për herë të dytë brenda një periudhe të shkurtër kohore.

Në e-mailin që ka siguruar redaksia, personi në fjalë ka shkruar:

“Jan nis me tvra kurv edhe shpohunat e Serbis polici shka jan me arm kontrabandume”.

Edhe ky rast pritet të iniciohet për hetim dhe të ndërmerren veprimet e nevojshnme.

Të ngjashme