Qeveria në detyrë “e gatshme të ndihmojë qeverinë Laburiste” të MB-së për qendrat për emigrantë

Prishtinë | 26 Maj 2025 | 17:22 | Nga Ekonomia Online

Nga Qeveria në detyrë janë shprehur “të gatshëm” për të ndihmuar Mbretërinë e Bashkuar në rast të kërkimit të “qendrave të kthimit” për emigrantë të refuzuar nga MB.

Zëdhënësi i Qeverisë në detyrë, Përparim Kryeziu, për REL-in ka thënë se “dëshirojmë të ndihmojmë Mbretërinë e Bashkuar, mikun, partnerin dhe aleatin tonë, si dhe qeverinë e saj Laburiste”.

“Besojmë se është e drejtë të themi se mund të fillojmë diskutimet mbi këtë temë, por të gjitha institucionet tona shtetërore duhet të përfshihen dhe më pas vendimi do të varet nga rekomandimet e tyre. Shumë pyetje do të kenë nevojë për përgjigje paraprakisht”, tha Kryeziu.

Të ngjashme