Një vajzë nga Fushë Kosova në gjendje të rëndë në QKUK, u raportua se ra nga lartësia

Prishtinë | 29 Maj 2025 | 22:10 | Nga Ekonomia Online

Një vajzë raportohet se ka rënë nga një ndërtesë në Fushë Kosovë.

Nga Klinika Emergjente në QKUK ka thënë për Gazetën Express se gjendja e saj është e rëndë dhe është në trajtim e sipër në emergjencë.

” Gjendja e saj është e rëndë është në trajtim e sipër ende në emergjencë”, tha mjeku kujdestar.

Gazeta Express ka kontaktuar edhe me Policinë e Kosovës për konfirmimin e rastit, por të njëjtit deri në momentin e publikimit të lajmit nuk kanë dhënë përgjigje.

Të ngjashme