Ramadani: Kur shteti nuk e mbron një grua, kush mban përgjegjësi për jetën e saj?

Prishtinë | 26 Tet 2026 | 08:28 | Nga Ekonomia Online

Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani, ka reaguar për rastin e gruas nga Vitomirica e Pejës, së cilës ia mori jetën kuntati i saj.

Ky rast ka zgjuar reagime të shumta, pasi ajo e kishte paralajmëruar rrezikun në organet e shtetit, por që ato nuk kishin vepruar.

Pikërisht për këtë, deputeti Ramadani ka kërkuar përgjegjësi që një grua tjetër humbi jetën si pasojë e mosveprimeve institucionale.

“Ajo e paralajmëroi shtetin, kërkoi mbrojtje, por sot nuk është më në mesin tonë. Kur shteti nuk e mbron një grua që kërkon ndihmë, kush mban përgjegjësi për jetën e saj? Heshtja dhe neglizhenca institucionale kushtojnë jetë!”, ka shkruar Ramadani.

Të ngjashme