Bajrami thotë se Autoriteti i Konkurrencës refuzoi t’i përgjigjet Kuvendit por i shkoi në takim Bislimit

Prishtinë | 29 Maj 2025 | 22:29 | Nga Ekonomia Online

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka ngritur me shqetësim situatën e krijuar, pas ndërhyrjes së kundërligjshme të zëvendëskryeministrit në detyrë Besnik Bislimit, në Autoritetin e Konkurrencës.

Ajo ka përmendur se më 20 maj, vetë institucioni AKK, ka refuzuar të marrë pjesë në Kuvendin e Kosovës, për diskutim të konkurrencës në tregut të energjisë, ndërsa ka pranuar takim për një zyrtar qeveritar, ka shkruar ne facebook.maj ka dalë me njoftim se refuzon të marrë pjesë në Kuvendin e Kosovës ku do të diskutohej çështja e konkurrencës në tregun e energjisë edhe pse sipas Ligjit ”Autoriteti është agjenci e pavarur, që për punën e vet i përgjigjet Kuvendit të Republikës së Kosovës” derisa “Ndalohet çdo ndërhyrje, politike, publike ose private që mund të cenojë pavarësinë ose paanshmërinë e Autoritetit”, por me datë 22 maj paska shku në takim në zyrën e zv.kryeministrit Besnik Bislimi.

Një lutje kam, mos u thirrni në profesionalizëm e pavarësi se as idenë se keni çka janë ato koncepte nuk e keni!”

Të ngjashme