Haradinaj para seancës së Kuvendit: Nuk do të ketë ndonjë ndryshim

Prishtinë | 31 Maj 2025 | 10:53 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka bërë një deklaratë të shkurtër për media para fillimit të seancës së 24-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, raporton Ekonomia Online.

Duke folur shkurtimisht para gazetarëve, Haradinaj theksoi se nuk pritet ndonjë ndryshim thelbësor në zhvillimet e seancës. “Nuk do të ketë ndonjë ndryshim,” tha ai, pa dhënë më shumë detaje.

Ai shtoi se do të prononcohet më gjerësisht për media pas përfundimit të seancës.

Të ngjashme