Edhe në prag të seancës së 24-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka zgjedhur të mos u përgjigjet pyetjeve të gazetarëve, raporton Ekonomia Online.
Kurti, i cili u pa duke hyrë në Kuvend pak minuta para nisjes së seancës, u pyet nëse kishte pasur ose pritet të ketë një takim me kryetarin e Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj.
Megjithatë, ai kaloi përkrah gazetarëve pa dhënë asnjë koment.