Prishtinë, 31 maj 2025 – Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Bekë Berisha, ka shprehur zhgënjim të thellë para nisjes së seancës së 24-të konstituive të Kuvendit, duke theksuar se vendi vazhdon të mbetet pa zgjidhje politike, raporton Ekonomia Online.
“E vetmja shpresë ka mbetur te Gjykata Kushtetuese ose një ftesë tjetër e partive politike që ish dashtë të ndodhë nga presidentja për të dalë nga kjo. Por u bë e 24-ta herë që po vimë këtu, nuk kemi mundur të vimë në një zgjidhje. Si duket neve veç na kanë qëndru gati këto ambasada se kurrë këta politikanë nuk kemi mundur t’u japim orientim momenteve politike asnjëherë, por vetëm na kanë qëndru gati. Është për të ardhur keq” u shpreh Berisha.
Ai theksoi nevojën për një reflektim të thellë politik dhe institucional për të dalë nga kjo situatë bllokimi.
