Abrashi: Jemi në pritje të një përgjigjeje të Gjykatës Kushtetuese

Prishtinë | 31 Maj 2025 | 11:24 | Nga Ekonomia Online

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Artan Abrashi, ka akuzuar ish-opozitën për bojkot dhe sabotazh ndaj procesit të votimit për komisionin e fshehtë, duke e cilësuar këtë si pengesë kryesore për konstituimin e Kuvendit, raporton Ekonomia Online.

“Ishim dëshmitarë të dështimit të 16-të për formimin e komisionit të fshehtë. Ky është rezultat i sabotazhit opozitar, dhe është absurde,” tha Abrashi.

Ai shtoi se Vetëvendosje është në pritje të një vendimi nga Gjykata Kushtetuese që, sipas tij, mund të ndihmojë në zhbllokimin e situatës aktuale.

VV-ja është në pritje të një përgjigje nga Gjykata Kushtetuese”, theksoi ai.

Të ngjashme