Fshati Bukosh i Vushtrrisë mbetet pa ujë, pëlcet gypi furnizues

Prishtinë | 31 Maj 2025 | 13:21 | Nga Ekonomia Online

Fshati Bukosh i Vushtrrisë ka mbetur pa ujë, për shkak të pëlcitjes së gypit furnizues.

Këtë e bëri të ditur Kompania Rajonale Ujësjellësi “Mitrovica”.

Sipas KRU “Mitrovica”, fshati Bukosh mbetet pa ujë deri në sanimin e defektit.

“Ekipet janë në terren dhe po punojnë për rregullimin sa më të shpejtë”, thuhet tutje në njoftim.

Të ngjashme