Kreu i Shtetit të Antigua dhe Barbudas për vizitë zyrtare në Kosovë

Prishtinë | 01 Qer 2025 | 14:20 | Nga Ekonomia Online

Kreu i Shtetit të Antigua dhe Barbudas, Guvernatori i Përgjithshëm Sir Rodney Williams dhe Zonja e Parë Lady Sandra Williams kanë arritur në Kosovë me ftesë të Presidentes Vjosa Osmani, ka njoftuar Presidenca të dielën.

Njoftimi i plotë:

Me ftesë të Presidentes Vjosa Osmani, në Kosovë arrin Kreu i Shtetit të Antigua dhe Barbudas, Guvernatori i Përgjithshëm Sir Rodney Williams dhe Zonja e Parë Lady Sandra Williams. 🇽🇰🇦🇬

Guvernatori i Përgjithshëm do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Republikën e Kosovës si dhe do të jetë pjesëmarrës i Forumit Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, i organizuar nën udhëheqjen e Presidentes Osmani.

Të ngjashme