Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me ceremoni shtetërore ka pritur Guvernatorin e Përgjithshëm të Antigua dhe Barbudas, Rodney Williams, dhe Zonjën e Parë, Sandra Williams, raporton Ekonomia Online.
Vizita zhvillohet me ftesë zyrtare të Presidentes Osmani dhe përkon me pjesëmarrjen e Williams në Forumin Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë.
Pas pritjes, pati edhe takim në ambientet e Presidencës, i cili ishte i mbyllur për medie.
Guvernatori i Përgjithshëm do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Republikën e Kosovës si dhe do të jetë pjesëmarrës i Forumit Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, i organizuar nën udhëheqjen e Presidentes Osmani
Pas takimit me Guvernatorin e Përgjithshëm të Antigua dhe Barbudas, Osmani do të zhvillojë takim edhe me Ministrin e Jashtëm të Tanzanisë, Mahmoud Thabit Kombo.


