Presidentja Osmani priti në takim ministrin e jashtëm të Tanzanisë, Mahmoud Thabit Kombo

Prishtinë | 01 Qer 2025 | 16:39 | Nga Ekonomia Online

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë ditës së sotme ka pritur në takim Ministrin e Jashtëm të Tanzanisë, Mahmoud Thabit Kombo, raporton Ekonomia Online.

Takimi ishte i mbyllur për medie, kurse vizita u zhvillua me ftesë zyrtare të Presidentes.

Ministri i Tanzanisë do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Kosovë si dhe do të jetë pjesëmarrës i Forumit Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, i organizuar nën udhëheqjen e Presidentes Osmani.

Të ngjashme