Tërmet i fuqishëm në ishullin Rodos të Greqisë, banorët dhe turistët të tmerruar dalin në rrugë

Prishtinë | 03 Qer 2025 | 08:18 | Nga Ekonomia Online

Një tërmet i fortë me magnitudë 5.8 ballë të shkallës Rihter ndodhi në orën 02:17 pas mesnatës me orën lokale, në zonën detare midis Rodosit dhe Turqisë.

Mediat greke raportojnë se tërmeti ishte intensiv dhe zgjati shumë, por nuk raportohet për njerëz të lënduar, vetëm dëme të vogla materiale.

Menjëherë pas lëkundjeve, Departamenti i Zjarrfikësve të ishullit kreu kontrolle në pjesë të ndryshme të qytetit.

Lëkundjet ishin shumë të forta dhe banorët dhe turistët e ishullit u tmerruan dhe lanë hotelet ku po qëndronin.

Të ngjashme