Një prej rrugëve kryesore në Gjilan pritet të kryhet më 15 korrik, Kurti s’ka kohë të flasë për të

Prishtinë | 04 Qer 2025 | 17:41 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, bashkë me kryetarin e Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka vizituar sot punimet në rrugën “Hamdi Kurteshi”, një prej nyjeve më të rëndësishme dhe më të ngarkuara të këtij qyteti, raporton Ekonomia Online

Megjithatë, Kurti nuk pati kohë të flasë për punimet në këtë rrugë dhe u largua me fjalët “Nuk kam kohë, më duhet me shku për besë”.

Ndërsa, kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, e cilësoi rrugën si një nga arteriet më të rëndësishme të qytetit që ka pasur nevojë për intervenime.

“Projekti me vlerë 2.4 milionë euro është drejt përfundimit, ndërsa sipas Hysenit, punimet pritet të përfundojnë deri më 15 korrik, nëse nuk paraqiten sfida të paparashikuara”.

Ai për Ekonomia Online theksoi se është trajtuar edhe problemi i shtëpive të dëmtuara nga trafiku i rënduar në këtë zonë.

“Sot i kemi inspektuar punimet në rrugën Hamdi Kurteshi, një nga nyjet më të rëndësishme të qytetit tonë edhe më e ngarkuara por edhe në gjendjen më të keqe. Në mënyrë simbolike e njoftova kryeministrin Kurti edhe për shtëpitë që janë të dëmtuara nga automjetet që kalojnë. Vlera është 2.4 milionë euro punimet janë diku në ditë punë janë diku rreth një vit, kemi arritur në procesin e fundit rreth 11 mijë km gjatësi kolektor, kemi mbetur edhe pak punime. Afati optimal datë ishte 15 korriku, por do të shohim se a do të kemi ndonjë sfidë, nëse nuk ka telashe përfundon në atë datë”.

Të ngjashme