Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka nominuar zyrtarisht Alban Hysenin si kandidat për kryetar të Komunës së Gjilanit në zgjedhjet lokale të vjeshtës. Hyseni, i cili aktualisht drejton komunën, tha se është i gatshëm të vazhdojë edhe një mandat tjetër.
Në një intervistë për Ekonomia Online, Hyseni tha se është i bindur në rikonfirmimin e mandatit, duke u mbështetur në punët e deritanishme dhe pastërtinë e qeverisjes.
Ai theksoi se projektet e nisura dhe ato që do të fillojnë së shpejti do të jenë pjesë e vazhdimësisë nëse fiton sërish besimin e qytetarëve.
“Duke u bazuar në punët që kemi parë deri tani dhe në pastërtinë e qeverisjes sonë në mënyrë se si kemi punuar deri tani në gjithë përfshirjen e projekteve, jam i bindur që rezultati do të jetë rikonfirmumin i mandatit tonë për mandatin e dytë dhe vazhdim i projektevet të cilët i kemi nisur ose cilat do të fillojmë së shpejti.