Haradinaj në Bashkësinë Islame për Bajram: Uroj të na çelë Zoti rrugët, sepse e meritojmë

Prishtinë | 06 Qer 2025 | 09:00 | Nga Ekonomia Online

Me rastin e festës së Kurban Bajramit, Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës ka pritur sot kryetarin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, së bashku me bashkëpartiakët e tij, raporton Ekonomia Online.

Gjatë vizitës, Haradinaj uroi Muftiun Naim Tërnava dhe besimtarët myslimanë shqiptarë, duke theksuar rëndësinë e kësaj dite të shenjtë.

“E patëm nderin sot të vijmë dhe të urojmë myftiun tonë dhe të gjithë kolegëve e besimtarëve shqiptarë myslimanë dhe gjithë kombit tonë për festën e Kurban Bajramit. Festë e sakrificës për t’iu qëndruar afër atyre që kanë nevojë. Është dëshmuar një solidaritet i madh dhe ka gëzuar shumë familje në nevojë. Uroj të na çel Zoti rrugët, sepse meritojmë zhvillim dhe më të mirën e vendit”, tha ai.

Të ngjashme