“Në Burojë, aty ku mblidhej krejt familja”: Djali i Thaçit uron Kurban Bajramin bashkë me gjyshen

Prishtinë | 06 Qer 2025 | 15:53 | Nga Ekonomia Online

Djali i ish-presidentit Hashim Thaçi, Endrit Thaçi, ka uruar festën e Kurban Bajramit.

Ai ka njoftuar në rrjete sociale se festën e ka pritur me gjyshen në Burojë. 

Endriti ka përmendur edhe babain e tij, Hashim Thaçin, që po gjykohet në Hagë.

“Në Burojë pranë gjyshes, aty ku i prisnim festat gjithmonë me babin, dhe ku mblidhej krejt familja. Gëzuar të gjithëve festën e Bajramit”, ka shkruar Thaçi.

Të ngjashme