Zemaj: Ose të hapin rrugë, ose të krijojnë mundësi – nuk mund të vazhdohet më në ngërç

Prishtinë | 07 Qer 2025 | 10:58 | Nga Ekonomia Online

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Armend Zemaj, ka kritikuar Vetëvendosjen për mungesë të marrëveshjes për konstituimin e institucioneve, raporton Ekonomia Online.

Ai ka thënë se VV duhet të lëshojë rrugë ose të krijojë mundësi për dalje nga ngërçi.

“Nuk kemi indikacion që VV ka bërë ndonjë marrëveshje për konstituimin e Kuvendit. Kjo është e tepërt çka po ndodh me institucionet e Kuvendit. Ata ose duhet të hapin rrugë ose të krijojnë mundësi dhe të mos vazhdojnë më ngërçin. Që o tu ndodh edhe një farë krize apo amullie edhe në institucionet qendrore edhe ato lokale”, tha ai.

Të ngjashme