Tahiri: Shpresoj që të reflektojnë dhe t’i përgjigjen kërkesës së PDK-së

Prishtinë | 07 Qer 2025 | 11:29 | Nga Ekonomia Online

Deputeti i PDK-së, Abelard Tahiri, shpreson që sot do të reflekton VV-ja dhe do të heq dorë nga kandidatura e Albulena Haxhiut për kryetare të Kuvendit, raporton Ekonomia Online.

Para fillimit të seancës së sotme, ai ka thënë se zgjidhja e vetme është që VV-ja të ndërron kandidaten për kryetare të Kuvendit të Kosovës.

“Shpresoj që të reflektojnë dhe t’i përgjigjen kërkesës së PDK-së, në këtë rast që ta vendosin për votim një kandidat i cili është i pranueshëm për të gjithë dhe t’i hapim rrugë votimit të qeverisë pastaj”, ka thënë Tahiri.

Të ngjashme