Tërmkolli i quan të gjithë deputetët e Kuvendit “argat të Serbisë” e “anadollakë

Prishtinë | 07 Qer 2025 | 12:41 | Nga Ekonomia Online

Ish-deputetja e Kuvendit të Kosovës, Melihate Tërmkollli, ka reaguar pas dështimit të serishëm të seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës.

Ajo ka thënë se të gjithë deputetët pa përjashtim janë “maskarenjë”.

Tërmkolli ka shpërthyer në akuza më të rënda duke i quajtur të gjithë “argatë të Serbisë” e “anadollakë”.

“Maskarenj, pa përjashtim! Pazargjinjë, tuxharë, hajna, hipokritë!Injorantë, frikacakë, anadollakë! Argatë të Serbisë!”, ka shkruar Tërmkolli.

Të ngjashme