Presidenti Begaj viziton Prizrenin në 147-vjetorin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit

Prishtinë | 10 Qer 2025 | 10:27 | Nga Gzim Mujaj

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka pritur sot në takim Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, në kuadër të aktiviteteve për shënimin e 147-vjetorit të themelimit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, raporton Ekonomia Online.

Kjo vizitë vjen në një ditë me rëndësi historike, meqë më 10 qershor 1878 nisi organizimi dhe themelimi i Lidhjes së Prizrenit, një moment kyç në historinë e lëvizjes kombëtare shqiptare.

Të ngjashme