Lushaku: LDK-ja nesër shpalos një plan qeverisës prej 15 pikash

Prishtinë | 11 Qer 2025 | 11:56 | Nga Ekonomia Online

Deputetja e LDK-së Jehona Lushaku-Sadriu, tha se nesër LDK-ja do të shpalos një plan prej 15 pikash, ku do të elaborohen pika të këtij plani qeverisës, raporton Ekonomia Online.

“Kjo është një kosto tepër e lartë për qytetarët e Kosovës për funksionimin tonë si demokraci dhe që e cenon demokracinë tonë. Partia e parë nuk sheh ndonjë urgjencë, sepse ka qëllim final që të mos e lëshoj as ekzekutivin. Ata po arrijnë që të marrin vendime antikushtetuse dhe antiligjore. Sa i përket qeverisë gjithëpërfshirëse nesër LDK-ja do të shpalos një plan prej 15 pikash, ku do të elaborohen pika të këtij plani qeverisës”, tha Lushtaku.

Të ngjashme