Për nder të 26-vjetorit të Çlirimit të Prishtinës, gjatë ditës së sotme u zhvilluan një sërë aktivitetesh, organizuar nga pushteti komunal i Prishtinës, raporton Ekonomia Online.
Kryetari i kryeqytetit, Përparim Rama, me bashkëpunëtorë bëri homazhe në varrezat e dëshmorëve në lagjen Velania. Ai me këtë rast çmoi lart sakrificën e të rënve për lirinë e Kosovës.
Më pas, nderime bënë pranë shtatores së heroit Zahir Pajaziti.
Rama vlerësoi rolin historik të diasporës shqiptare në SHBA, duke theksuar se “një pjesë e madhe dhe një virtyt i madh është bërë nga lobimi i shqiptarëve në Amerikë”.
Ndërkohë, veprimtari i njohur i diasporës, Ekrem Bardha, tha se kjo ditë është përmbushje e një ëndrre të madhe për të gjithë shqiptarët.
“Të gjithë e dimë historinë tonë të kaluar ku një pjesë e madhe dhe një virtyt i madh është bërë nga lobimi i shqipptarëve në Amerikë”, shtoi Rama.
Ndërkohë, veprimtari i njohur i diasporës, Ekrem Bardha, tha se kjo ditë është përmbushje e një ëndrre të madhe për të gjithë shqiptarët.
“Ka qenë një ëndër për të gjithë neve por sidomos për mua nuk kam menduar që do të jem këtu një ditë, që po gëzojmë pavësinë. Vi nga diaspora e Amerikës që duhet ta duam dhe ta respektojmë të gjithë bashkatdhetarë të kenë respetin sepse po të mos ishte Amerika nuk do të kishte jo Kosovë po as Shqipër
Për nder të Ditës së Çlirimit të Prishtinës u mbajt edhe seanca solemne e Kuvendin Komunal për nder të Ditës së Çlirimit të Prishtinës
Gjatë ditës, në kuadër të këtyre aktiviteteve, u përurua Parku “Bardha” në lagjen Veternik.
Është paraparë edhe pritje në Odën e Kryetarit për dy ekipet e “Ndeshjes me Yje” , ndërsa,sonte në orën 20:00 në stadiumin “Fadil Vokrri” zhvillohet “Ndeshja me yje”.
