Seancë solemne e Kuvendit Komunal të Prishtinës për nder të Ditës së Çlirimit, Rama: Moment historik

Prishtinë | 11 Qer 2025 | 14:17 | Nga Ekonomia Online

Në kuadër të aktiviteteve për nder të 26-vjetorit të Çlirimit të Prishtinës, u mbajt sot një seancë solemne e Kuvendit Komunal, raporton Ekonomia Online.

Kryetari i Komunës, Përparim Rama, theksoi rëndësinë historike të kësaj dite, duke e cilësuar 11 qershorin si momentin kur qyteti rifitoi lirinë dhe dinjitetin.

“Sot me 11 qershor ndalemi për të përkujtuar njëra nga momentet më të rëndësishme të historisë sonë, ditën kur Prishtina u çlirua dhe na kthye frymëmarrjen dhe dinjitetin dhe kur u hapën dyer të ecim tutje si një popull i lirë. Kjo ditë shënoi fundin e okupimit dhe dita e parë e një fillimi krejt të ri. Ku fjala liri e pavarësi nuk ishin të ndaluara, në këtë ditë nuk mund të mos përmendim presidentin Ibrahim Rugova, e cila ishte simboli i rezistencës si dhe Adem Jasharin”, theksoi Rama.

Të ngjashme