Kurti viziton familjen e Arbnor Spahiut, ish-policit të arrestuar në Serbi: Angazhimi do të jetë maksimal deri në lirimin e tij

Prishtinë | 13 Qer 2025 | 21:21 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, bashkë me kryetarin e Kamenicës, Kadri Rahimaj kanë vizituar sot familjen e Arbnor Spahiut, i cili u arrestua dhe po mbahet nga autoritetet serbe prej datës 7 qershor.

Në komunikatën e ZKM-së thuhet se, Kurti i ka njoftuar familjarët për përpjekjet e dhe veprimet e deritanishme të institucioneve të Kosovës, që Arbnor Spahiu të lirohet sa më parë.

Po ashtu, aty thuhet se kryeministri në detyrë, familjarët i ka siguruar që angazhimi është maksimal dhe do të jetë i tillë deri në lirimin e tij.

Të ngjashme