Lëvizja Vetëvendosje ka zyrtarizuar Ramiz Rrustën si kandidat për kryetar të komunës së Klinës. Nominimi u bë në prani të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, dhe drejtuesve lokalë të partisë.
Kurti e cilësoi Rrustën si njeriun e duhur për të sjellë ndryshimin në këtë komunë dhe premtoi vazhdimësi të investimeve nga niveli qendror në atë lokal.