Sekretarja e Përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka kritikuar ashpër kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, për prishjen e marrëdhënieve me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, raporton Ekonomia Online.
Në një konferencë për media, Çitaku tha se “Kurti ka djegur çdo urë bashkëpunimi me Uashingtonin”.
Ajo theksoi gjithashtu se PDK është e gatshme të marrë përgjegjësi dhe të udhëheqë vendin me vizion dhe stabilitet.
“Në zgjedhjet e vitit 2021 shënuam një fitore të rëndësishme që synojmë ta thellojmë më 12 tetor. Kosova ka nevojë për vizion, stabilitet dhe përfaqësues. Këtë vizion dhe forcë e ka PDK. Ne jemi gati për përgjegjësi, fitorja e radhës nis më 21 qershor do të vazhdojë më 12 tetor”, u shpreh Çitaku.
