Zgjedhjet e 12 tetorit, NISMA garon në krejt komunat

Prishtinë | 26 Qer 2025 | 18:54 | Nga Ekonomia Online

NISMA Socialdemokrate ka konfirmuar pjesëmarrjen në zgjedhjet lokale të 12 tetorit.

Kandidatët e kësaj partie do të garojnë në krejt komunat e Kosovës.

Kështu ka deklaruar kryetari i këtij subjekti politik, Fatmir Limaj.

Në mbledhjen e kryesisë u diskutua përgatitja dhe angazhimi i NISMA-s për zgjedhjet, me theks në ofrimin e kandidatëve me integritet, përvojë dhe vizion për ndryshim.

Në njoftimin e kësaj partie theksohet se do të ketë një program të besueshëm me zgjidhje konkrete për sfidat lokale dhe qeverisje transparente në shërbim të qytetarëve.

Të ngjashme