Sindikata e Pavarur e Administratës së Kosovës (SPAK) shpreh shqetësim për zbatimin e Ligjit Nr. 08/L-197 dhe Nr. 08/L-294, pas ndryshimeve të qëndrimeve të Gjykatës Kushtetuese në lidhje me statusin e zyrtarëve publikë.
SPAK i bën thirrje institucioneve qendrore dhe lokale të tregojnë kujdes maksimal dhe të mos nxitojnë me vendime që prekin punonjësit pa bazë ligjore të konsoliduar.
Sindikata kërkon ndërhyrje urgjente nga Presidentja, Kuvendi, Qeveria dhe Avokati i Popullit për të garantuar siguri juridike dhe respektimin e të drejtave të nëpunësve civilë.
SPAK paralajmëron veprime ligjore e sindikale kundër çdo presioni apo shkeljeje.