Presidentja Osmani do t’i ftojë në takim liderët e partive në ditët vijuese

Prishtinë | 30 Qer 2025 | 12:43 | Nga Ekonomia Online

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, do t’i ftojë liderët e partive politike në takime në ditët në vijim.
Kështu tha Bekim Kupina, këshilltar për media i presidentes.

“Presidentja pret që partitë e përfaqësuara në Kuvend ta zbatojnë Aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese dhe ta përfundojnë seancën konstituive brenda 30 ditësh, siç ka kërkuar Gjykata”, tha ai për Klankosova.tv.

Kupina tha se nëse paraqitet nevoja, shefja e shtetit mbetet e gatshme t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese për sqarime shtesë.

Të ngjashme