LDK-ja kritikon Kurtin: Me inat nuk ndërtohet Prishtina

Prishtinë | 30 Qer 2025 | 13:22 | Nga Ekonomia Online

Deputeti i LDK-së, Besian Mustafa, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Albin Kurti për qasjen e tij ndaj kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama.

Në një postim në Facebook, Mustafa e ka quajtur Kurtin “të papjekur” dhe “fëmijë ngucakeq”, duke e akuzuar për sjellje me inat edhe në rastet kur kërkohet bashkëpunim për zhbllokimin e projekteve në kryeqytet.

Ai shton se kjo qasje ka qenë konstante gjatë gjithë karrierës së Kurtit, brenda dhe jashtë Kosovës.

Të ngjashme