Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) ka vendosur ndalimin e përkohshëm të importit të gjedhit dhe nënprodukteve të tij (lëkurave) nga Zona e Lombardisë në veri të Italisë, pas konfirmimit të shpërthimit të sëmundjes gungore të lëkurës.
Masa ka për qëllim parandalimin e përhapjes së sëmundjes në Kosovë.
Sëmundja, që prek vetëm gjedhin dhe transmetohet nga insektet pickuese, nuk paraqet rrezik për shëndetin e njeriut.
AUV do të vijojë monitorimin aktiv të situatës dhe ka kapacitete të përgatitura për reagim.