Çitaku akuzon VV-në për shkelje të Kushtetutës: PDK vazhdimisht e gatshme për zgjidhje

Prishtinë | 01 Kor 2025 | 11:46 | Nga Ekonomia Online

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar pas ndërprerjes për herë të 40-të të seancës konstituive të Kuvendit, duke akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje dhe kryesuesin Avni Dehari për shkelje të Kushtetutës, raporton Ekonomia Online.

“Fatkeqësisht edhe sot, me vetëdije të plotë, po e shkelin Kushtetutën”, tha ajo para mediave. Çitaku theksoi se PDK është gjithmonë e gatshme për zgjidhje dhe i bëri thirrje LVV-së që të reflektojë dhe të kthehet në sallë për ta vazhduar punën.

Të ngjashme