Daut Haradinaj: Një pikë e vetme e aktgjykimit të Kushtetueses do ta zgjidhte bllokadën, po ta respektonte Kurti

Prishtinë | 01 Kor 2025 | 11:55 | Nga Ekonomia Online

Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, reagoi pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese lidhur me procesin e konstituimit të Kuvendit të Kosovës, duke theksuar se bllokada aktuale mund të zgjidhet nëse Kurti e respekton një pikë të vetme të aktgjykimit, raporton Ekonomia Online.

“Lexojeni pikën 130 të vendimit të Gjykatës Kushtetuese”, shkruan Haradinaj dhe citoi:

“Gjykata nënvizon që e drejta për të propozuar kandidatin/en për Kryetar/e të Kuvendit është e ndërlidhur në mënyrë të drejtpërdrejtë me arritjen e shumicës së votave të të gjithë deputetëve të kuvendit. Si e tillë, kjo e drejtë për propozimin e kandidatit për kryetar/e të kuvendit përbën njëkohësisht edhe detyrim për grupin më të madh parlamentar për bashkëpunim në mirëbesim dhe konsultim konstruktiv me grupet e tjera parlamentare, për të gjetur konsensusin dhe kompromisin e nevojshëm, dhe kjo e drejtë në asnjë mënyrë nuk mund të rezultojë në bllokimin e konstituimit të kuvendit”, tha Haradinaj.

Të ngjashme