E ngarkuara me Punë e SHBA-së, Anu Prattipati, ka organizuar pritje për nder të 249 – vjetorit të Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në Ambasadën Amerikane në Prishtinë.
Në fjalimin e saj, Prattipati, ka thënë se historia e Kosovës ngjan me atë të Amerikës. Këtë koment, ajo e tha gjatë ceremonisë së organizuar për nder të 249-vjetorit të Pavarësisë së ShBA-së, në Prishtinë.


