Deputeti i PDK-së, Artan Behrami, reagoi lidhur me ngjarjen tragjike në Lipjan, ku një 27 vjeçar ka vdekur në rrethana të paqarta derisa është arrestuar nga pesë zyrtarë policorë. Ai tha se brutaliteti i policisë, varet nga agresiviteti i atyre që e udhëheqin shtetin.
Postimi:
Brutaliteti i Policisë në një shtet varet nga agresiviteti i atyre që e udhëheqin.
Ditë më parë, para Kuvendit të Kosovës, patëm shenja të këtij brutaliteti, të cilat u relativizuan në tallje.
Sjelljen agresive të ish-Ministrit të Brendshëm, Xhelal Sveçla, ndaj një qytetari, e shpërfaq më së miri brutalitetin, i cili ushqehet nga lart-poshtë.
Vrasja e Agon Zejnullahut nuk është aksident: është produkt i brutalitetit të këtij pushteti.