Analisti Burim Ramadani ka thënë se një nga pesë zyrtarët policorë ka mbajtur përreth 49 sekonda në qafën e viktimës, Agon Zejnullahut.Ramadani në emisionin ‘Pressing‘ në T7 ka deklaruar se në bazë të matjeve të tij, polici ka mbajtur gjurin në qafën e Zejnullahut prej përreth 49 sekondash.
“Në matjen time, që kjo është pjesë e hetimeve pastaj, del gjykimi në fund, janë dikur 49 sekonda final në të cilën gjuri i policit është mbi qafën e tij, pra janë 49 sekonda pa ndalje deri sa, mendoj se është asfiksu, e pastaj, që gjoja është më e keqe, dhe fytyrën për asfalti. Pra, janë elemente jashtëzakonisht tronditëse. Është normal që asfiksimi të mund të ketë ardhur prej kësaj. Pamja është tepër e pastër”, deklaroi Ramadani.