Universum International College fiton 7 projekte Erasmus+ – institucioni me më së shumti projekte të miratuara në Kosovë për vitin 2025

Prishtinë | 16 Kor 2025 | 14:39 | Nga Ekonomia Online

Universum International College (UNI) ka arritur një sukses të jashtëzakonshëm këtë vit, duke u bërë institucioni i arsimit të lartë me numrin më të madh të projekteve Erasmus+ CBHE të miratuara në Kosovë – plot 7 projekte fituese të financuara nga Bashkimi Evropian.

Kjo arritje e vendos UNI-n në krye të institucioneve të arsimit të lartë në vend për nga bashkëpunimi ndërkombëtar, zhvillimi akademik dhe inovacioni. Projektet fituese janë:
• LEAD
• TEACH UP
• DUALKO
• AGILE
• K2W
• MEDIATOR
• M3DTECH

Të gjitha këto projekte synojnë modernizimin e arsimit të lartë, forcimin e kapaciteteve të stafit akademik, krijimin e lidhjeve të reja me tregun e punës dhe përmirësimin e cilësisë në mësimdhënie dhe kërkim shkencor.

Përmes këtyre projekteve, UNI po kontribuon në ndërkombëtarizimin e arsimit në Kosovë dhe e pozicionon vendin si një partner të besueshëm në arenën akademike evropiane. Studentët dhe stafi tashmë kanë mundësi më të shumta për pjesëmarrje në shkëmbime akademike, trajnime ndërkombëtare dhe projekte inovative.

Ky sukses, i vlerësuar si historik për UNI-n, është rezultat i një strategjie të qartë zhvillimi, lidershipi vizionar dhe angazhimit të palodhshëm të stafit akademik dhe administrativ të këtij institucioni.

Për më shumë informata rreth programeve të studimit në UNI dhe bashkëpunimit me Arizona State University, universitetin më të madh publik në SHBA, kontaktoni në +383 44 144 062, [email protected] ose ndiqni UNI në rrjetet sociale.

Të ngjashme