Murati: FMN e heq Kosovën nga lista e Shteteve Fragjile – dëshmi e stabilitetit dhe përparimit ekonomik

Prishtinë | 17 Kor 2025 | 11:15 | Nga Ekonomia Online

Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, ka njoftuar në një postim në Facebook se Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) e ka larguar Kosovën nga lista e Shteteve Fragjile dhe në Situatë Konflikti.

Pas Bankës Botërore, që mori një vendim të ngjashëm javën e kaluar, edhe FMN ka njohur përparimin e Kosovës. Murati tha se ky është një lajm i shumëpritur dhe tregon për stabilitetin institucional dhe qëndrueshmërinë ekonomike të vendit, si dhe përbën një mirënjohje për punën e institucioneve vendore.

Të ngjashme