Protestuesit gjuajnë me gurë ndërtesën e Qeverisë

Prishtinë | 16 Sht 2026 | 16:05 | Nga Ekonomia Online

Qytetarët të cilët janë mbledhur para objektit të Qeverisë për të protestuar kanë gjuajtur me gurë në drejtim të kësaj të fundit duke i thyer xhamat, raporton Ekonomia Online.

Ata hoqën edhe disa rrethoja. Erdhi edhe deri te një konfrontim, ku pasi protestuesit nisën t’i shtyjnë policët, intervenoi për t’i ndalur Nasim Haradinaj, ish-nënkryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Haradinaj u tha protestuesve se nuk kanë asgjë me policët. 

Protesta e qytetarëve vjen pas verdiktit dënues ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Gjykata Speciale ka dënuar me 25 vjet burgim Hashim Thaçin, 25 vjet burgim Jakup Krasniqin, 18 vjet burgim Kadri Veselin dhe 13 vjet burgim Rexhep Selimin.

LEXO EDHE:

Të ngjashme