Leonora Jakupi publikon këngën “Po vjen Komandanti”

Prishtinë | 15 Sht 2026 | 08:16 | Nga Ekonomia Online

Këngëtarja Leonora Jakupi ka publikuar këngën e saj më të re, “Po vjen Komandanti”, një projekt kushtuar ish-luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Kënga është publikuar në një periudhë të ndjeshme për ish-luftëtarët dhe familjet e tyre, pak ditë para shpalljes së vendimit në procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë.

Vendimi për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin pritet të shpallet më 16 shtator në Dhomat e Specializuara të Kosovës.

Përmes këtij projekti, Jakupi përcjell një mesazh nderimi dhe mbështetjeje për ata që luftuan për çlirimin e Kosovës.

Të ngjashme