Në nderim të 14 vjetorit të rënies së Heroit Enver Zymeri dhe Ditës Memoriale të zyrtarëve policor të rënë në krye të detyrës, Ministria e Punëve të Brendshme dhe Policia e Kosovës do të organizojnë disa aktivitete të shenjta dhe përkujtimore.
Agjenda e aktiviteteve:
08:00 – Vizitë te familja e zyrtarit policor të rënë në kryerje të detyrës, Muhamed Lika
Lokacioni: Familja e Lika, në Kaçanik.
09:00 – Homazhe shtetërore
Lokacioni: Lapidari i Policëve të rënë, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë.
10:00 – Homazhe tek varri i Heroit Afrim Bunjaku
Lokacioni: Fshati Samadrexhë, Vushtrri.
Pjesëmarrës: Personalitete të larta shtetërore.
10:15 – Vizitë te familja e Heroit Afrim Bunjaku
Lokacioni: Fshati Samadrexhë, Vushtrri.
10:45 – Homazhe tek varri i Heroit Enver Zymeri
Lokacioni: Fshati Dubovc, Vushtrri.
11:30 – Vizitë te familja e Heroit Enver Zymeri
Lokacioni: Familja e Heroit Enver Zymeri, në Vushtrri.
12:30 – Homazhe tek lapidari në vendin e rënies së Heroit Enver Zymeri
Lokacioni: Varage, Zubin Potok.