Sekuestrohen 3 kg drogë gjatë bastisjes në Pejë, një i arrestuar

Prishtinë | 26 Kor 2025 | 12:55 | Nga Ekonomia Online

Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi, ka njoftuar për një bastisje që është zhvilluar mbrëmë në Pejë nga njësiti anti-drogë e ku është arrestuar një i dyshuar, të cilit i janë gjetur rreth 3 kilogram drogë, armë zjarri e para të gatshme.

“Janë kapur rreth 3 kilogram drogë, armë të zjarrit dhe mjete të tjera, para cash, dhe është arrestuar një person”, ka treguar Nikçi.

Ai ka thënë se sot Prokurori do të kërkojë masën e paraburgimit për të dyshuarin e arrestuar.

“Sot do të parashtrohet kërkesa për paraburgim”, ka deklaruar ai.

Të ngjashme