Seanca e mesnatës, Mushkolaj: VV po tenton të krijojë përshtypjen se po bën çmos; poshtërsia ka emër

Prishtinë | 26 Kor 2025 | 19:38 | Nga Ekonomia Online

Analisti Imer Mushkolaj ka reaguar ndaj vendimit të kryesuesit për të mbajtur seancën konstituive në orën 22:00. Ai ka theksuar se vendimi i Vetëvendosjes për këtë orar ka për qëllim krijimin e përshtypjes se po bëhen përpjekje të mëdha për konstituimin e Kuvendit.Sipas tij, VV ka caktuar këtë orë me qëllimin që të duket se po angazhohen deri në momentin e fundit, ndërkohë që, sipas tij, ka kaluar më shumë se tre muaj dhe kanë manipuluar me popullin duke imponuar Albulena Haxhiun si opsionin e vetëm.

“Poshtërsia ka një emër,” ka përfunduar ai postimin në Facebook

Të ngjashme