Gjyqtarët kosovarë po vazhdojnë të marrin vlerësime të larta dhe besim të plotë nga shtëpia më e madhe e futbollit evropian, UEFA, për të ndarë drejtësinë në gara të rëndësishme ndërkombëtare.
Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) ka bërë të ditur delegimet e reja në tri turne dhe kompeticione të ndryshme evropiane, duke konfirmuar progresin dhe profesionalizmin e gjyqtarëve nga Kosova:
Gjyqtarja kryesore Rita Vehapi dhe asistentja Fitore Govori janë caktuar për të referuar në tri ndeshje kualifikuese që do të zhvillohen në Turqi:
Në turneun që do të zhvillohet në Shqipëri, drejtësia i është besuar gjyqtarit kryesor Visar Kastrati dhe asistentes Lumturije Muhadri në tri takime:
Një treshe tjetër kosovare do të udhëtojë drejt Rumanisë për Ligën e Kampionëve për të Rinj. Gjyqtari kryesor Mervan Bejtullahu, së bashku me asistentët Bekim Rama dhe Fatlum Jashari, do të ndajnë drejtësinë në përballjen.
FFK ka theksuar se këto emërime të njëpasnjëshme përbëjnë dëshmi të qartë për ngritjen e cilësisë së referimit kosovar, teksa u ka uruar gjyqtarëve suksese në përfaqësimin dinjitoz të Kosovës në arenën ndërkombëtare.